zoom

Slider

Spanja kualifikohet me “manita”, Suedia mposht në limit Poloninë dhe merr vendin e parë në grup

Mësohen edhe dy skuadrat që kalojnë nga grupi E. Spanja fitoi 5-0 ndaj Sllovakisë dhe kualifikohet për në fazën tjetër, por si e dyta në grup, pasi Suedi fitoi 3-2 ndaj Polonisë.

Spanja shpërdoroi në fillim me Moratën, që humbi penallti, por më pas ishte me fat. Një gol i rrallë. Topi i goditur nga Sarabia preku traun e portës dhe u ngrit shumë lart, portieri Dubravka bën një veprim totalisht amatori, teksa në tentativë për ta dërguar në goditje këndi, e fut në portën e tij.

Në fund të pjesës së parë është Laporte ai që godet dhe shënon rrjetën e dytë për iberikët. Sërish dalje e pastudiuar e portierit Dubravka, i cili nga engjëll me pritjen e penalltisë, kthehet në djall pas dy gabimeve.

Në pjesën e dytë Sarabia con shifrat në 3-0, duke çliruar plotësisht trajnerin Enrike. Spanja e kthen në shfaqje pastaj, pasi edhe Torres dhe autogoli i Kuckas mbyllin sfidën në 5-0.

Në ndeshjen tjetër, Suedia gjeti golin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Skandinavët shënuan me Emil Forsberg që përfitoi edhe nga një ngatërresë e mbrojtjes.

Polonia nuk luajti keq, por të pabesueshme dy traversat e Robert Leëandoëskit në të njëjtin aksion në harkun e një sekonde. Me fillimin e fraksionit të dytë suedezët gjejnë golin e dytë. I njëjti autor, Forsberg. Por pak minuta më vonë është Lewandowski që ngushton në 2-1.

Polakët janë të pafat, pasi u anulohet edhe një gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, në 84’ Lewandowski barazon shifrat. Polonia hidhet e gjitha në sulm, por e pëson në fund dhe elimino