Aplikacion
Emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK.
Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.
Po kështu po verifikohet edhe pasuria ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni.
Hetim pasuroror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega.
Po kështu, SPAK ka vënë në sitë edhe pasuritë e disa zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit dhe policisë lokale, të cilët shfaqen në komunikimet e SKY.
Për këta të fundit janë përcjellë letërporosi, për të marrë të dhëna shtesë që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve.