zoom

Aktualitet

SPAK sekuestron pasuritë e Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij. Bëhet fjalë për një apartament në Tiranë, dy njesi tregtare, dy garazhe, dy makina tip “Audi – A8”, një automjet ‘Bentley’, një orë “Roleks” dhe një sasi eurosh.

“Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive”, njofton SPAK.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit ‘Audi – A8’.

Automjet i markës ‘Bentley’ tipi Continental.

Një orë dore tip ‘Roleks’.

Shuma prej 2750 Euro.

Mësohet se vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.

Hetimi

Redjan Rraja ështq marrë të pandehur për atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në datë 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga atentati mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku humbi jetën në spital si pasojë e breshërisë së plumbave që u zbrazën.

Redjan Rraja së bashku me Ariol Halilaj janë marrë të pandehur për atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në datë 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës.

Redjan Rraja është i afërmi i deputetit Rrahman Rraja.