zoom

Aktualitet

SPAK merr të pandehur tre zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, ja cili tenderi për të cilën janë nën hetim

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka marrë të pandehur tre persona, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për një denoncim të Partisë Demokratike, për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë, në kohën kur ministria drejtohej nga Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Jashtme.

SPAK ka marrë të pandehur, Ylli Imerin, Dafina Kecan dhe Andrea Dapajn, të cilë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë se në kohën kur PD artikulonte akuzat, ish ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se e mirëpret një hetim të organeve të drejtësisë.

“Procedura e prokurimit të rezervave të shtetit është bërë në përputhje me procedurën ligjore të afateve të përshpejtuara të gjendjes së fatkeqësisë. E inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më parë.” 

Ja çfarë deklaronte Enkelejd Alibeaj për tenderin: 

Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.

Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.

Alo Edi, Alo Xhaçka?
1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?
2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka?
3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?
Të dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtepitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të lëvizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja”, deklaroi ai