zoom

Aktualitet

SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën, dyshohet për korrupsion në 2 tendera

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) merr në pyetje Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, nën dyshimin për korrupsion në dy tendera në kohën që ajo ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Zoom.al mëson se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet.

SPAK po verifikon rolin e ministres Olta Xhaçka në të dy tenderat.

Mediat ne vend raportojnë se gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

SPAK ka zbuluar se tenderi për maskat është rinegociuar me kërkesë të Ministres, pasi sipas saj për ushtrinë kishin ardhur maska dhuratë dhe se mund të mbeteshin stok.

Firma e Ministres Olta Xhaçka gjendet në prokurimin e zhvilluar. SPAK po heton edhe rolin që ka pasur ajo në tenderin për ushqimin, i cili është denoncuar muaj më parë nga Partia Demokratike. /Zoom.al