Aplikacion
Sipas procedurës, Prokuroria e Posaçme po ju komunikon akuzat të pandehurve, mes tyre ish-zv/ministri dhe biznesmeni që fitoi koncesionin dhe që dyshohet se ka lidhje të forta miqësie me ish-ministrin Ilir Beqja, edhe ky në hetim ende për disa koncesione.
Akuzat i janë komunikuar tashmë ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, kurse ish-ministrit Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “detyrim paraqitje”. /ZOOM.AL/