zoom

Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Habilajve

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së anëtarëve të të grupit Habilaj e familjarëve të tyre. Bëhet fjalë për pasuri në vlerën e mbi 82 milionë lekëve të ndodhura në Vlorë.

Këto pasuri, bëhet fjalë për apartamente, tokë dhe makina i përkasin Moisi Habilajt, Florian Habilajt dhe familjarëve të tyre. Sipas prokurorisë, ka dyshime se janë krijuar me burime të paligjshme.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot dënimin në total me 63 vite burg për katër të pandehurit e akuzuar si anëtarë të grupit Habilaj: Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Procesi po zhvillohet në mungesë të tyre.