zoom

Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke kërkuar dy vite heqje lire për të.
Ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i ulet 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg.

Po ashtu SPAK ka kërkuar edhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.

Kujtojmë se Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë. Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.