zoom

Aktualitet

SPAK e heton për tenderët kur ishte kryebashkiake e Patosit, prefektja socialiste e Fierit në GJKKO

Një tjetër zyrtar i lartë socialist u shfaq sot në dyert e SPAK dhe GJKKO, pas kryebashkiakut të Libohovës, Leonard Hide.

Ishte Rajmonda Balili, ish-prefektja e Fierit, zyrtarja vendore që ka shkuar në GJKKO, për të dhënë shpjegime rreth një dosjeje penale.

Balili është pezulluar nga detyra aktualisht nga Qeveria dhe GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, në kohen kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Arsyeja e dërgimit të çështjes në GJKKO është pasi nuk është bërë rivlersimi i masës së sigurisë ndaj saj, pasi Balili ndodhej jashtë vendit.

Seanca ishte caktuar fundjavën e kaluar, por Balili nuk ndodhej në vend. Ish-kryebashkiakja, tashmë e pezulluar edhe si prefekte, i ka mohuar akuzat. Ajo bëhet kryebashkiakja e 14-të, nëse do llogaritet edhe si ish, që akuzohet nga SPAK dhe hetohet për shpërdorim detyre. /ZOOM.AL/