Aplikacion
Të parët që mbërritën në godinë ishin dy avokatët e ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, që kërkojnë heqjen e masës ndaluese, që Berisha të shkojë në Parlament dhe tës mos i digjet mandati, si dhe heqjen e masës “arrest shtëpie”, si të paligjshme.
Sot do të shqyrtohet në Apel kërkesa e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare.
Ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ai ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar në masën ‘arrest shtëpie’.
Nëse kjo vijon edhe 3 muaj të tjerë dhe ai nuk bën prezencë fizike në seancë brenda 6 muajve, atëherë digjet mandati i deputetit. Avokati dhe opozita kanë denoncuar qëllimet e mazhorancës, se kanë pikërisht synim djegien e mandatit të liderit demokrat.
Gjokutaj akuzoi magjistratët seancën e kaluar, se presin urdhra për vendimet e tyre nga ana e politikës, duke dyshuar për kryeministrin Edi Rama./ZOOM.AL/