Aplikacion
Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore verore, e cila këtë vit do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë, teksa edhe Dua Lipa e ka pohuar prezencën, duke thënë se mezi pret të kthehet në vendlindje.
Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.
Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj.
Bebe Rexha, ndërkohë ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë. Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje:
“Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram