zoom

Politikë

Sot, Basha firmos koalicionin paszgjedhor me Kryemadhin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të nënshkruajë sot marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndërsa të mërkurën e javës që lamë pas u finalizua marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve. Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.