zoom

Politikë

Sondazhi i fundit/ PD ngushton diferencën me PS

Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, megjithatë diferenca mes saj dhe Partisë Demokratike është ngushtuar ndjeshëm.

Ky ishte rezultati i sondazhit të tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euronews Albania. Të pyetur për besimin se kush do t’i fitojë zgjedhjet pavarësisht mënyrës si ata do të votojnë, qytetarët u përgjigjën:

PS – 49.3%
PD – 33.5%
LSI – 5.5%
Të tjera – 0.2%

Krahasuar me sondazhet e tjera diferenca mes dy partive kryesore PS-PD është ulur nga 19.5% në 15.8% si rrjedhojë e rritjes së besimit se PD do të dalë e para – nga 29.6% në 30.8% dhe tashmë në 33.5%.

Megjithatë diferenca mes dy partive kryesore rezulton edhe më e ngushtë nëse i referohemi rezultatit të pyetjes se cila parti do të dëshironin shqiptarët të fitonte. Në këtë pyetje rezultati ishte:

PS – 44%
PD – 35.1%
LSI – 6.9%
PDI – 1%
Të tjera – 0.4%

Krahasuar me sondazhet e tjera vetëm PD rezulton të ketë rritje në përqindje nga 30.6% në 35.1% ndërsa diferenca është ngushtuar nga 15% në 8.9%.

Por kush nga partitë do t’i trishtonte më shumë qytetarët nëse do të shpallej fituese? Përballë kësaj pyetje shumica janë përgjigjur për PS-në:

PS – 39.9%
PD – 26.2%
LSI – 18.8%
PDIU – 1.3%
Nuk e di – 13.7%

Krahasuar me sondazhet e tjera, për këtë tregues rezultati ka ardhur në përmirësim vetëm për PD-në, ku përqindja e përgjigjeve për trishtimin nëse ajo shpallet fituese ka rënë nga 31.7% në 26.2%.

Për PS-në niveli ka qëndruar pothuajse i ngjashëm me sondazhin e dytë nga 39.7% në 39.9%.

Metodologjia

Euronews Albania do të vazhdojë të publikojë sondazhet zgjedhore në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB deri më 19 prill, kur do të prezantohet sondazhi i fundit, afat kohor i përcaktuar nga legjislacioni shqiptar, 5 ditë përpara zgjedhjeve. Për sondazhin e tretë u pyetën 1600 persona në 12 zona elektorale gjatë periudhës 25 shkurt – 9 mars.