Aplikacion
Hera e dytë që mazhoranca nuk bëhet pjesë e mbledhjes së thirrur nga kryetarja Albana Vokshi.
Dhe teksa ishte planifikuar që të mbahej sot takimi i Komisionit Hetimor për Sterilizimet dhe Check Up-in, kjo mbledhje ka dështuar pasi është bojkotuar nga socialistët.
Kjo është hera e tretë që anëtarët e mazhorancës në këtë komision zgjedhin të mos jenë pjesë e takimeve, nëse do llogaritet edhe mbyllja e takimit të parë para kohe dhe mosvotimit të rendit të ditës apo planit të propozuar nga Rithemelimi i PD.
Kryetarja Vokshi ka denoncuar socialistët se po bllokojnë qëllimisht Komisionin me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ka frikë nga hetimi. Një listë e gjatë dëshmitarësh është thirrur, përfshi kreun e qeverisë, dy ish-ministra Shëndetësie, Ilir Beqja dhe Ogerta Manistirliu, si dhe zyrtarë.
Socialistët pretendojnë se PD po bën shou dhe politikë të qëllimtë, duke mos iu përmbajtur pikave të Komisionit dhe qëllimit të ngritjes. /ZOOM.AL/