Aplikacion
Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi, në një konferencë për shtyp tha se “kjo ndodhi si pasojë e bojkotit arrogant të deputetëve të mazhorancës”.
“Duhet të ishte mbledhja e 6-të, për të katërtën herë deputetët e mazhorancës bojkotuan punimet. Sot kemi punuar me deputetët dhe ekspertët ligjorë, për të pasqyruar me anë të një power point ecurinë e punës së komisionit dhe shkeljet kushtetuese nga ana e mazhorancës”, tha Vokshi ndër të tjera.
Socialistët pretendojnë se kryetarja dhe grupi i Rithemelimit kanë dalë nga objekti dhe qëllimet kushtetuese të Komisionit Hetimor, duke renditur edhe 13 arsye si shkak të refuzimit të mbledhjeve. /ZOOM.AL/