Aplikacion
Në këtë mënyrë vijon bojkotin dhe ka dështuar për herë të katërt radhazi mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.
Shkak është bërë sërish refuzimi i pjesëmarrjes në mbledhje nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision, pas një letre të gjatë me 13 arsye.
Kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar socialistët dhe nënkryetarin Plarent Ndreca, se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili ka frikë nga hetimi, kanë zgjedhur rrugën e bojkotit.
Ajo denoncoi edhe ish-ministrin e pandehur për koncesionet, Ilir Beqja, se pavarësisht hetimeve vijon e fiton tendera miliona lekë nga buxheti i shtetit.
Në listë për t’u thirrur në Komision janë kryeministri Rama, ish-ministrat Beqja e Manastirliu të Shëndetësisë dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë. /ZOOM.AL/