Aplikacion
Ky operacion ka çuar në arrestimin e edhe të një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal. TCH bën me dije se në pranga ka rënë Sandër Pema.
Ky i fundit është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.
Në këtë ngjarje ishte edhe Pema prezent, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivë grekë, të cilët i vranë mikun para syve.
Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij. Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në krye biznesmenin Jurgen Molla.
Pema ka arritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në vitin 2020.
Nuk dihet se kur është liruar sërish, por ajo që dihet me siguri është se… është arrestuar sërish!