zoom

Aktualitet

“S’kishin detyrë t’i prisnin kabllot”! Vdekja e elektricistëve, pse u lanë të lirë zyrtarët e Fierit

Gjykata e Fierit caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për Andi Priftin dhe Erisled Lalën, drejtori dhe inxhinieri i OST-së. Ata u arrestuan pas vdekjes së dy elektricisteve në Jagodinë, ku shtylla e tensionit të lartë u rrëzua duke u shkaktuar vdekjen.

Sipas prokurorisë, drejtori Prifti dhe inxhinieri Lala kishin lejuar dy elektricistet Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi të punonin për llogari të firmës nënkotraktore që merrej me heqjen e linjës së tensionit të lartë nga shtyllat e vjetra për t’i i kaluar në ato të rejat.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura është zbardhur edhe mekanizimi i aksidentit që çoi në vdekjen e elektricistëvë.

Sipas prokurorisë, prerja e kabllove në shtyllën ku ndodheshin punonjësit bëri që kjo e fundit të mos e mbante peshën duke u thyer në mes. Dy punonjësit, nuk e kishin detyrë punë që të prisnin kabllot në shtyllat e vjetra.

Punonjësit e OST-së në këtë projekt të zëvendësimit të linjave kishin për detyrë prerjen e kabllove vetëm në shtyllat kryesore në fillim dhe në fund të linjës. Pjesa tjetër ishte detyrë e një kompanie nënktoraktore e specializuar për këto punime.

Por, për arsye ende te paqarta dy punonjësit e OST-së kanë hipur në shtyllën e vjetër për të kryer një punë që s’ishte detyrë e tyre.

Për këtë arsye, prokuroria ndryshoi kalisifikimin e veprës penale në ngarkim të zyrtarëve të OST-së nga “shpërdorim detyre” në “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe kërkoi si masë sigurie “detyrim paraqitjeje” për zyrtarët.

Hetimi i mëtejshëm pritet të zbardhë deri në ku arrin përgjegjëisa e dy zyrtarëve të IST-së si dhe në çfarë mase arrin abuzimi i firmës nënkontraktore, e cila megjithëse është paguar të kryejë punimet në rrjetin e vjetër të tensionit të lartë ka kërkuar shërbim nga punonjësit e OST-së, të cilët nuk ishin të specializuar në këtë punë.