Aplikacion
Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në New Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, tha gjykata.
Mashtrimi i saj u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën u gjetën gurë të zakonshëm.
“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott.
Lakatos, rumune me origjinë, por banore franceze, mohoi të kishte komplotuar për të vjedhur më 10 mars 2016.
Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjyqi vijon.
Zgjedhjet për Partinë e Lirisë, Metës i del rival për Presidencën ish-kryepolici i Kamzës