zoom

Slider

Skenari ka ndryshuar… Mbappe nuk do ta vazhdojë kontratën, PSG në telashe

Paris Saint-Germaini është duke u përgatitur që ta përjëtojë një tjetër verë të nxehtë me Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez, i cili një vit më parë rinovoi kontratën për dy vjet, është duke konsideruar opsionin që mos ta shfrytëzojë mundësinë e klauzolës për vazhdimin e kontratës për një vit tjetër.

Në këtë rast, siç njofton gazeta francez “L’Equipe”, skenari ka ndryshuar. Ish-futbollisti i Monaco-s mund ta kërkojë shitjen e tij të menjëhershme, ose të presë deri më 30 qershor 2024 për ta përfunduar eksperiencën në Paris.

Nënkampioni i botës me Francën ka kohë deri më 31 korrik 2023 për ta bërë efektive klauzolën, e cila do t’ia mundësonte vazhdimin e kontratës për një vit tjetër me PSG.

Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një transferim të mundshëm të francezit në Real Madrid gjatë verës që po vjen. /zoom.al/