Aplikacion
Rruga u mendua në një distancë rreth 1.2 kilometrash përpara rrethrrotullimit të Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak. Në pak ditë, fitues u shpall një prej kompanive me më shumë tendera publikë në Shqipëri, Bami sh.p.k.
Fituesi do të tërhiqte vëmendjen jo për vlerën e tenderit, por për faktin se edhe kjo shumë e vogël parash nuk do të dilte nga rrethi i “Kastratit”.
Bami sh.p.k përflitet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të “Kastrati Grup”, nënkontrator dhe deri në një “presta-nome” për punë të ndryshme që “Kastrati” nuk dëshiron të dalë hapur.
Bami sh.p.k, që tani e ka ndryshuar emrin në Bami Holding, është ortak në Shoqërinë “Kukës International Airport” së bashku me kompaninë Global Tchnical Mechanics sh.p.k me seli në Kukës dhe me administrator shtetasin Ridgers Mema.
Një hulumtim i faqes Exit.al ka çuar në konkluzionin se pas Gobal Technical Mechanics qendron kompania “Kastrati”, që duket të jetë përfituesi i vërtetë i koncesionit.
Bami Holding zotëron gjithashtu edhe kompaninë “Sofra e Ariut”, që menaxhon restorantin me të njëjtin emër në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Edhe në këtë rast dyshimet janë se Bami shërben vetëm si emër për të mbuluar pronarin e vërtetë të kompanisë.
Së fundi emri i Bami Holding ra në sy në listën e vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit. Kompania do të ndërtojë një kullë prej 54 katesh ngjitur me sheshin Skënderbej, të quajtur me emrin “Barcelona Tower”.
Vendi ku do të ngrihet kulla është trualli ku aktualisht gjenden zyrat e BKT – Bankës Kombëtare Tregtare dhe Albtelecom.
Si pronare e truallit, BKT është bërë pjesë e projekti të ndërtimit, jo në mënyrë të drejpërdrejtë, por nëpërmjet një kompanie të huaj, që ka të njëjtin pronar me BKT.
Kompania quhet “Delta Real Estate Development”, me qendër në Holandë. Ajo ka për pronar Ahmet Çalik, biznesmenin turk që është edhe pronar i BKT.
“Delta Real Estate Development” u krijua në vitin 2016. Në atë kohë pronari themelues ishte shoqëria nga Teksasi i SHBA, “International Ark Holdings”. Në vitin 2019 kompania që mbante emrin “Arkestate” iu shit një kompanie të quajtur “Gold Circle LLC” me bazë në Nevada. Në 2020, Arkestate u shit te shoqërisë hollandeze të Ahmet Çalik.
“Arkestate” me Ahmet Çalik zotëron të gjitha pronat e Bankës Kombëtare dhe të Albtelecom.
Se si janë ndarë aksionet mes “Bami Holding” dhe “Arkestate” nuk është ende e qartë.
Por dy kompanitë pritet të jenë ortake edhe në një tjetër truall të BKT, t eish -selia qëndrore e Bankës, buzë lanës, pranë Kishës Katolike.
Aty do të ndërtohet një tjetër kullë prej 40 katesh.
Këto sipërmarrje të Bami Holding në ortakëri me pronarin BKT kanë ngritur sërish dyshime nëse “Bami” është kompania e vërtetë që qëndron pas këtij operacioni apo ajo është vetëm një “presta-nome” siç u përfol në rastin e Aeroportit të Kukësit, se pas tij qëndron “Kastrati”. /Zoom.al