zoom

Aktualitet

S’kanë marrë rrogat prej disa muajsh, punonjësit bllokojnë dyert e inceneratorit të Fierit

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë pagesat e tyre të cilat nuk i kanë marrë prej 5 muajsh.

20 punonjës kanë bllokuar totalisht punën këtë të mërkurë duke bllokuar portën hyrëse të inceneratorit, ndërkohë kanë bërë me dije se kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

Ne incenerator duhet të depozitojnë mbetjet 6 bashki të qarkut, ndërsa prej disa ditësh makinat janë bllokuar.