Aplikacion
Por, spitali i Librazhdit është shembulli që rrëzon propagandën.
Nga një vëzhgim që Zoom.al bëri në ambientet e brendshme të Pediatrisë së spitalit, kushtet e mjerueshme “të vrasin syrin”.
Shtretërit ku duhet të qëndrojnë të vegjlit e sëmurë duket sikur janë marrë nga një realitet tjetër, me hekura të ndryshkur e të shtrembëruar dhe me çarçafë me njolla të papastruara.
Imazhin e një kampi përqendrimi ta japin edhe dyert e vjetëruara, ndërsa kushtet e tualetit janë skandaloze, si të mesjetës.
Në pediatrinë e Librazhdit ironikisht “është edhe termometri sëmurë”.
I thyer në pjesën e poshtme të tij dhe i lidhur, me këtë termometër duhet të matet temperatura për fëmijët.
Këto kushte skandaloze në spitalin e një qyteti që është vetëm një orë larg Tiranës tregojnë shumë për shërbimin që ofrohet për pacientët, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë janë vazhdimisht në ekran duke propaganduar sikur ky realitet nuk ekziston.