zoom

Aktualitet

Skandali/ Rama i jep tender 240 mln lekë Agron Kapllanajt, kandidatit të Alibeajt në Mallakastër

Një tjetër skandal ka përfshirë qeverinë në lidhje ne tenderat të cilat i jep pa asnjë lloj kriteri. Këtë herë bëhet fjalë për një tender që i është dhënë Agrob Kapllanajt, i cili është kandidati i PD-së së Enkeleid Alibeajt për bashkinë Mallakastër.

Bëhet fjalë për tenderin e marrë nga Shkëlqimi07, kompani e vëllait të Agron Kapllanajt.

Fituesi i tenderit është shpallur këtë të hënë, 24 prill 2023.

Objekti i kontratës është rikonstruksioni i disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë (Rruga Beqajve, Anastasi, Moçka, Furrat, Xamajt, Hysajt, Shën Gjergji, Rruga e Lumit, Partizani dhe rruga e Hekurudhës).

Vlera totale e kontratës është 24 milionë lekë të reja.

Por kjo nuk është hera e parë që Agron Kapllanaj merr tendera nga qeveria. Ai është përfitues i dhjetëra tenderave si nga pushteti lokal në Tiranë, por edhe ai qendror, me vlerë miliona euro.