zoom

Politikë

Skandali, punonjësit e Bashkisë Tiranë bëjnë fushatë për PS-në

Administrata e Bashkisë së Tiranës bën fushatë elektorale. Denoncimi me video bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pamjet duket se janë filmuar nga qytetare dhe nisin duke treguar treguar burra e gra me fletë në duar, që hyjnë e dalin në biznese. “Punonjësit e bashkië Kombinat, duke bërë fushatë”, shprehet zonja që filmon. Madje, ajo identifikon njërën prej tyre si zonja Rikla, për të cilën shprehet se e ka përjashtuar nga ndihma ekonomike.

Fakti që personat e filmuar janë punonjës të bashkisë nuk mohohet në asnjë moment nga askush, madje njëra prej personazheve që shfaqet në video thotë se po informojnë qytetarët. Në dorë, duket se mban një një format të listës me të cilën do të votohet në zgjedhjet parlamentare.

“Fitore socialistëve, do fitojmë”, thotë një tjetër prej tyre.

Ndërkohë, zonja që filmon u kujton se është e jashtëligjshme që punonjësit e bashkisë të marrin pjesë në fushatë elektorale.

“E vecante! Mos e humbisni! Demokratja e guximshme u merr fytyren humbesve shkelse te ligjit! I lumte! Pergezime! Fitore”, shkruan ish-kryeministri Berisha në komentin që shoqëron videon e postuar në faqen e tij në FB.