zoom

Të gjitha

Skandali në policinë greke, shqiptari që i nxori zbuluar

Një identitet i rremë solli në zbulimin dhe më pas shkatërrimin e një grupi kriminal në Greqi ku të përfshirë ishin dhjetëra policisë dhe kontigjentë kriminal nga Shqipëria por jo vetëm.

Grupi i çmontuar i policëve grekë kërkonte 30 mijë euro për të “pastruar” kriminelët shqiptarë dhe për t’i “pagëzuar” si minoritar grekë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Sipas dosjes së prokurorisë, gjithçka ka nisur pas kapjes së një personi, i cili në fund ka sjellë me vete një kartë identiteti, e cila më pas u konstatua se ishte falsifikuar pikërisht nga grupi i policëve grek.

Hetimi mësohet se ka nisur në fillim të këtij viti pas një kontrolli të rastësishëm në Chalandri. Policia ndaloi një person të dyshimtë në zonë dhe i kërkoi dokumentin e identifikimit. I ndaluari nxori nga xhepi kartën e ID greke në të cilën quhej Alexios Tsvetkov dhe vendlindja e tij ishte Susumi në Abkhazi.

Mirëpo, tiparet e fytyrës dhe të folurit i bënë përshtypje njërit prej policëve, i cili vazhdoi t’i bënte disa pyetje. Madje polici i tha disa fraza që flasin shumica e grekëve të kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik, por personi që kishte përballë jo vetëm që nuk u përgjigj, por dukej se i shpërfillte .

Më pas, polici ngarkoi foton e burrit që ishte ndalur me kolegët e tij në Chalandri, në një aplikacion të përdorur nga policia për të kërkuar se kush ishte në të vërtetë. Ai ka rezultuar se është një shqiptar i akuzuar për trafik kokaine, zhvatje, lëndë plasëse dhe sulm ndaj një oficeri policie. Kështu ai u arrestua dhe u mor në pyetje.

“Më datë 26.01.2021, në komisarit është sjellë një person, i cili ka paraqitur si dokument identiteti nr. Karta e identitetit ΑΟ152663 me detajet e listuara: Emri: Alexei i Alexios. ID e cila është lëshuar më 7 shkurt 2020 nga departamenti i sigurisë. Megjithatë, nga këqyrja e gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte shtetas shqiptar, L. D, i lindur më 26 mars 1980, në Shqipëri. Më pas ai u arrestua për shkelje të nenit 242 për vërtetim të rremë, falsifikim etj.”, thuhet në rreshtat e parë të dosjes së falsifikatorëve.