Aplikacion
Sipas informacioneve, vendimi është dërguar për ekzekutim në Polici, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila duket se ka dosje të re për pronat në proces hetimi.
Bëhet fjale për tjetërsimin e 234 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.
Të dyshuarit janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim, më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre, pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.
Lista e të pezulluarve:
-Marinela Tuci
-Orstela Bardhaj
-Sebastjano Gjetja
-Besjon Ivanaj
-Ornela Marku
-Eglantin Lleshaj
-Dorina Sulaj
-Xhentil Gjegji
-Vitore Lleshi
-Diljana Prenga
/ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet