zoom

Aktualitet

SKANDALI/ Dibranët do të festojnë Shën Gjergjin duke parë finalen e BBVIP (Organizim i Ballukut)

Dibranët do ta festojnë ndryshe këtë vit Shën Gjergjin, një festë shumë të dashur dhe tradicionale për zonën e tyre.

Më 6 maj, falë një aktiviteti të organizuar nga Belinda Balluku, që është Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Dibrës, qytetarët do të kenë mundësinë që mes të tjerash, të shohin edhe finalen e “Big Brother Vip Albania”. Programi i aktivitetit është shpërndarë nga vetë Balluku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Mesa duket, edhe Balluku është ‘infektuar’ nga BBVIP dhe e sheh si një formë argëtimi për dibranët, në një kohë kur lojërat e tjera argëtuese që mund të përfshiheshin në program janë të panumërta.

Gjatë këtij edicioni pamë shumë bare e restorante që në orët e prime-t transmetonin Big Brother Vip për të tërhequr klientë, por një organizim i tillë për festën e Shën Gjergjit nga një ministre, e zgjedhur për të zgjidhur hallet e qytetarëve, qëndron në kufijtë e skandalit.