zoom

Slider

Skandal te Polonia/ Portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para sfidës ndaj Spanjës

Wojciech Szczesny është vendosur në qendër të kritikave, pasi është parë me një paketë cigare në dorë, pak para sfidës ndaj Spanjës.

Portieri polak është fotografuar me një cigare në gojë, ndërsa mbi kokë mbante një kapele të zezë. Ai është fotografuar në ambientet e jashtme të hotelit, ku po qëndronte ekipi i tij.

31-vjeçari ishte veshur me veshje stërvitore të ekipit kombëtar të Polonisë, një bluzë të kuqe me vija të zeza dhe një kapele të zezë.

Kjo nuk është hera e parë që portieri është parë duke pirë duhan, pasi dy herë ka ndodhur kur ai luante për Arsenal.

Asokohe, trajneri Arsene Wenger e gjobiti me 20 mijë paund gjobë. Madje nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League, e u transferua në formën e huazimit te Roma.