zoom

Aktualitet

Skandal/ Publikohet video kur numëruesit nxjerrin fletët e pavlefshme duke vendosur “X”

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka denoncuar sot me pamje se si, vendosen kryqet në fletët e votimit, duke i bërë të pavlefshme.

‘Krimi elektoral para syve të të gjithëve

Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.

Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë’, thuhet në reagimin e VV-së në Tiranë.