zoom

Bota

SKANDAL në PE/ Ja sesi dy eurodeputetët morën çantat me para në Katar(FOTO)

Detaje të reja janë zbardhur nga skandali që përfshiu Parlamentin Europian, me në qendër dy eurodeputetët, Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri.

Repubblica ka publikuar ditën e sotme disa foto, ky dy eurodeputetët shfaqen në takime me ministrin e Punës të Katarit, Ali Ben Samih al Marri, vend nga i cili kanë ardhur dhe paratë që iu gjetën në shtëpitë e tyre.

Takimi është zhvilluar në një hotel luksoz në Bruksel, ndërsa dy figurat kryesore shfaqen me valixhe në duar, të cilat dyshohet se mbajnë paratë.

Prokurori në Bruksel i kushton rëndësi të veçantë këtij takimi, i cili është një shembull se si “tregtohej” ryshfet .

“Është data 10 tetor. Kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillimin e Botërorit. Skena zhvillohet në një nga hotelet më luksoze në kryeqytetin belg. Steigenberger Wiltcher’s, dikur pjesë e zinxhirit Conrad, ishte gjithmonë zgjedhja e Silvio Berlusconit kur ai vizitoi qytetin si kryeministër për të marrë pjesë në samitet evropiane. Ndodhet në një nga zonat më elegante të Brukselit dhe mund të kuptohet lehtësisht pse përfaqësuesit e emiratit të pasur e zgjodhën atë”- shkruhet në artikull.

Hetimi nga policia federale belge çoi në fakt arrestimin e katër italianëve si dhe arrestimin e zv. Presidentes Eva Kaili për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash me një përpjekje për të mbrojtur Katarin nga akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të punëtorëve dhe për rrjedhojë reputacionin e Kupës së Botës.

Hetuesit dyshojnë se një vend, ka tentuar të ndikojë në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian. Sipas “Le Soir” vendi në fjalë është Katari.