zoom

Aktualitet

SKANDAL/ Drejtori i Kadastrës së Lezhës fjalor rruge me punonjësit: O k*re femër, jam me ministrin

Drejtoria e Kadastrës në Lezhë përfshihet nga skandali.

Drejtori Altin Gjergji jo vetëm detyron punonjësit të dalin në punë edhe në ditë pushimi, por edhe i ofendon ata me fjalor banal.

Duke ju referuar një rasti konkret, një punonjëse e pyet drejtorin Altin Gjergji pse duhet të punojnë edhe të shtunën.

Përmes mesazheve, të siguruara nga Zoom.al, Gjergji kthen përgjigje ofenduese, me fjalor të ndyrë, ndërsa shfaqet arrogant duke treguar se ka lidhje të forta me ministrin.

“Nuk më han fare. Si e keni zakon ankoheni tek JOQ si herës tjetër. Edhe ça me bërën mua??? Ma rritën të gjithë O k**e femër po të them jam me ministrin ene smë han fare ça thuni ju”, është një ndër mesazhet e drejtorit, duke ngritur shqetësime serioze për trajtimin e punonjësve në ambientet e punës dhe duke ngritur alarmin për reagim ndaj këtyre sjelljeve abuzive.

MESAZHET