zoom

Të gjitha

“S’jam ai që po përpiqen të më nxjerrin”, reagon Elvisi i “Për’puthen”

Ditën e sotme në “Për’puthen” u diskutua sërish puthja e fshehtë mes Atdheut dhe Antonelës. Gjatë këtij debati kjo e fundit nxori foto të një postimi të Elvisit, ku ai i kishte dalë në mbrojtje Atdheut.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.

2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkruante Elvisi në postim përkrah fotos së një litari.

Pasi pa këtë postim, opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi shpërtheu me tone të larta kundër Elvisit dhe madje kërkoi përjashtimin e tij nga programi.

“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimet që më bëre, por për këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet ç’do bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.

 

Ndërkohë pas gjithë këtij debati, që tërhoqi sot vëmendjen e të gjithëve, ka reaguar për herë të parë Elvisi. Përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ky i fundit shprehet se postimi i tij është nxjerrë nga konteksti dhe është manipuluar me qëllim nga Antonela. Ndër të tjera ai ju ka kërkuar falje të gjitha vajzave që janë prekur nga postimi i tij, duke shtuar se nëse do të kishte qenë vërtetë maskilist dhe sulmues femrash do e kishte treguar veten prej kohësh.

“Abuzuesit seksual janë mostra. Pedofilat janë mostra. Dhunuesit e femrave janë mostra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco (false accusations) janë mostra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”, shkruan Elvisi.