Aplikacion
Në Francë, festivali shumë i njohur “We love green” u anulua për shkak se pandemia po përhapet sërish.
Në Shqipëri sot pati 535 raste të reja dhe 2 viktima. Çfarë duhet të presim që të tilla aktivitete, që janë përhapësit më të mëdhenj të Covid-19 të anulohen?
Përse debatohet të këndojë apo jo Bregovic, në një kohë kur debati duhet të ishte të lejohej apo të mos lejohej një aktivitet i tillë që grumbullon me qindra njerëz e ku nuk respektohet asnjë masë anti-covid, as distanca e asgjë tjetër?
Vendet fqinje dhe po ashtu në mbarë boten po rivendosen kufizimet. Në Shqipëri u shty hapja e shkollave. Po përse kur bëhet fjalë për intersa të njerëzve që janë afër pushtetit, rregullat shkelen dhe shkelja e rregullave të pandemisë tolerohet?
Sa biznese janë gjobitur për shkak se kanë lejuar grumbullimet, ndërkohë që për një grumbullim kaq masiv si festa e birrës në Korçë qeveria mbyll të dy sytë dhe hesht?
Dhe policia, në vend që të zbatojë ligjin për shkeljen e masave anticovid shndërrohet në truprojë për mbarëvajtjen e festës?
Tolerime të tilla tregojnë edhe një herë se kur je pranë qeverisë mund të bësh çfarë të duash me ligjin dhe se respektimi i rregullave u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë. /Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet