zoom

Ekonomi

Sistemet e taksimit në Shqipëri, jo produktivë

Sistemet e taksimit në vendin tonë  nuk kanë qene produktive sa duhet  për të mbuluar shpenzimet për ofrimin e shërbimeve  apo investimet publike . Në një intervistë për televizionin SCAN eksperti fiskal Pranë qendrës Studimore “ALTAX”, Eduart Gjokutaj bënë me dije se Shqipëria, sipas studimit  më të fundit të qendrës ALTAX , renditet e parafundit ndër vendet e rajonit sa i takon mbledhjes së taksave duke shpjeguar arsyet e një pozicioni të tillë

“Buxheti në fakt do duhet të kishte jo premtime, por shtim taksash për arsye se ndërsa kërkohet që shërbimet publike të shtohen kjo do të vijë nga taksat ose nga borxhi. Por, ndërkohë taksat janë ulur në kurriz të marrjes së borxhit. Qeveria aktuale e ka zgjidhur nëpërmjet marrjes së eurobondit, ku ka mbuluar atë pjesën e madhe të mbulimit të shpenzimeve bazë dhe përgjithësisht taksat kanë shërbyer për të mbuluar shpenzimet operative, pagat dhe një pjesë të shpenzimeve sociale, që pjesa tjetër të zhvendoset nëpër vite

Sugjerimi i ekspertit fiskal  për politikën është për krijimin e një regjimi fiskal sa më realist dhe kujdes në bërjen e ndryshimeve përmes akteve ligjore

“Të zbresim me këmbë në tokë në aspektin e bërjes së premtimeve të tilla që të jenë jo të besueshme, por të jenë reale dhe pjesa tjetër është që sistemi ka krijuar mjaft probleme në vetvete. Pra, sistemi jonë nuk është kompleks, por kjo është krijuar nëpërmjet mbivendosjes së rregullave pa i sqaruar njerëzit, pa rregulluar ato gabime që ka administrata siç jemi në rastin e pagës minimale ku kërkohet një zbatim i një vendimi administrative që del mbi ligjin. Sistemi dhe rregullimi i të gjithë defekteve të trashëguar nga kohët e ndryshme është mënyra më e mirë që mund të ndihmojnë bizneset në kohë pandemie. Te ne është modë që një parregullsi administrative të rregullohet me një akt nënligjor, që është pjesë më jonormale për një sistem. Çdo sistem kërkon analizë përpara, ku janë defektet, qoftë përpjesë ne administrimit, qoftë për pjesën e edukimit dhe më pas të kalohet në një akt të ri apo një ndryshimi.”

Nertila Doko / SCAN