zoom

Aktualitet

Sipas epidemiologut, kalimi i Covid-19 siguron mbrojtje si vaksina!

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

I ftuar në “Abc e mëngjesit”, Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve, personat shfaqin simptoma të lehtë.

“Riinfektimi është i mundshëm, por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive, por ishte situate klinike më e rëndë”, u shpreh ai, duke krahasuar mbrojtjen që jep kalimi i Covid-19 me atë të vaksinës.

“Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera”, vijon ai.

Përsa i përket vazhdimësisë së virusit tani që temperaturat fillojnë të rriten, epidemiologu tha se mund të ketë ulje të tyre dhe moti i mirë është gjithnjë avantazh për ne.

 “Nëse jemi në këtë situatë me të njëjtat masa, moti i mirë është në favorin tonë, së pari imuniteti është më i lartë, vetë virusi gjen më pak veten në temperaturë dhe lagështi më të lartë. Ne dalim nga ambientet e mbyllura dhe hapemi në natyrë dhe risku i transmetimit është tejet i vogël, largohemi dhe dendësia e popullatës bie.”