zoom

Aktualitet

Sinjali nga Sllovenia / Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia, por disa vende të BE e kundërshtojnë

Sllovenia merr Presidencën e Bashkimit Europian më datë 1 korrik dhe në fjalën e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së vendit, Presidenti Borut Pahor nënkuptoi se gjatë samitit të 24-25 qershorit të udhëheqësve të BE-së, Shqipëria mund të marrë dritën jeshile të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

“Detyra e parë që na pret do të jetë Maqedonia e Veriut. Besoj se duhet të gjejmë një mënyryë që Bullgaria të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Shqipëria duket se ka më shumë mundësi që ta marrë dritën jeshile”, tha Pahor.