zoom

Sport

Simone Inzaghi tregon si do të veprojë me mbrojtësin Skriniar pasi e la jashtë ekipit në Kupë

Inter mundi Atalantën 1-0 dhe fitoi pasimin për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Lazio.

Mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani u aktivizua në pjesën e dytë duke marr vendin e Çalhanoğlu në minutën e 71’, ndërsa Berat Gjimshitit ishte titullar te Atalanta. Të dy u vlerësuan me notën 6 nga Sport Mediaset.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, trajneri Simone Inzaghi u shprehur i kënaqur që ka arritur deri në këtë fazë të Kupës së Italisë.

“Ne u kujdesëm shumë. Ne e fituam këtë trofe vitin e kaluar dhe e kemi në fanellën tonë. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, gjithmonë të përqendruar kundër një kundërshtari të madh që erdhi nga një periudhë e shkëlqyer. Shkojmë në gjysmëfinalja me meritë. Ishte një Inter i madh”, tha Inzaghi, i cili u ndal më pas tek përjashtimi i mbrojtësit Skriniar nga skuadra.

“Vendosa ta përjashtoj nga ekipi për ta lënë të qetë, por nuk ka asnjë problem me të. Milan është një lojtar serioz, një profesionist që stërvitet gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj ndeshje do ta ftoj si çdo herë”, shtoi ai. /zoom.al/