zoom

Blog

Sikur patronazhistët të punonin për shtetin dhe jo për partinë

Lista e patronazhistëve të Partisë Socialiste na tregoi se sa të lehtë e ka një strukturë ecaktuar, e lidhur me shtetin, të mbledhë informacione që i nevojiten për çdonjërin prej nesh.
Patronazhistët dinin jo vetëm të dhënat personale të marra, siç dyshohet, ngainstitucionet shtetërore, por edhe të dhëna informale mbi punën që bëjmë, të ardhurat qëmarrim dhe burimin e tyre, nevojat që kemi.

Një database i frikshëm për detajet e grumbulluara . Aq dhëna sa kishinpatronazhistët për qytetarët, nuk i kanë as institucionet do duhej ti mblidhnin ato për të goditur paligjshmërinë.

Mendoni për një moment sikur të dhëna të tilla t’i mblidhnin policia dhe prokuroria, sikur patronazhistët të punonin për llogari të tyre dhe të mblidhnin të dhëna për të gjithë nëpunësit shtetërorë se nga u vijnë ë ardhurat e majme; si jetojnë drejtorët e administratës në aq luks me paga të atilla që s’mjaftojnë as për karburantin që harxhojnë; nga u burojnë paratë “të fortëve” që bredhin me makina të shtrenjta zonave më “In” të Tiranës e blejnë apartamente e vila luksoze ndonëse dosjet e tyre në zyrat e punësimit apo në tatime janë ende të bardha.

Imagjinoni sa të nevojshme do t’i kishte prokuroria burime të tilla si patronazhistët: një ushtri e madhe që i furnizon me të dhëna mbi veprimtarinë e gjithësecilit në përpjekjen për të luftuar kriminalitetin dhe informalitetin.

Mund të duket po njësoj e frikshme, siç qe në të vërtetë database i PS, por institucione të caktuara shtetërore, si shërbimet e inteligjencës, luajnë pothuasje të njëjtin rol duke mbledhur informacione për individë të veçantë. Vetëm se, asnjë prej tyre nuk ka aq burime njerëzore sa patronazhistët që përdor Partia Socialiste për të marrë të dhëna mbi qytetarët për llogaritë e saj elektorale.

Por e sigurt është që, nëse patronazhistët do të përdoreshin për shtetin dhe jo për partinë, përfitimi do të shkonte për shoqërinë dhe jo për një parti politike. Sepse, së paku në këtë mënyrë, ushtrimi i aktiviteteve të paligjshme të të gjitha formave, nga të cilat burojnë kryesisht para të pista, nuk do të zhvillohej kaq masivisht dhe kaq hapur.

Për më tepër që, të gjithë patronazhistët, pa përjashtim, janë të punësuar në administratë, paguhen me paratë e taksapaguesve edhe kur mbledhin të dhënat për të gjithë ne, ndaj përdorimi i tyre për shtetin do të ishte edhe pa kosto financiare. / M.O