zoom

Slider

Si u kapën mat? Shqiptarët në Itali grabisin 40 shtëpi dhe banesën e kryebashkiakut

Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë dhe një italian, pasi akuzohen për disa vjedhje.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer grabitjen e të paktën 40 apartamenteve. Shënjestrat e tyre ishin në Lecco, Como dhe Monza.

Ndaj tyre është realizuar një hetim i gjatë prej disa muajsh. Policët kanë fiksuar imazhe të kapura nga kamerat e sigurisë, ku kanë mundur që të identifikojnë shqiptarët.

Mësohet se ata ishin autorë edhe të grabitjes së shtëpisë së kryebashkiakut të Merate, Massimo Panzeri, dhjetorin e kaluar.