zoom

Stil

Si ta harrosh shpejt, fiksimin me të cilin s’të eci kurrë

Eshtë 100% normale të pëlqesh dikë i cili nuk ta kthen pëlqimin. Problemi fillon prej reagimit ~natyral~ të njeriut, që fiksohet pikërisht me atë s’e ka dhe kërkon dëshpërimisht vëmendje.

Në rastin më të keq marrim lëndim, ulje të vetëbesimit dhe përpjekje të vazhdueshme për ta harruar. Si ta përshpejtoni kohën? Mjafton të ndiqni me seriozitet udhëzimet më poshtë:

1.Lejo dikë të ri të ta heqë nga mendja

Qoftë në Tinder, Facebook, Instagram, qoftë kur del të pish kafe me miqtë, mundësitë për të njohur njerëz të rinj, interesantë, janë të pafundme. Mos u bëj aq i cekët sa t’i lësh të ikin vetëm sepse “nuk janë si ai” dhe sepse mendon se ti gjithsesi “nuk do të ndihesh asnjëherë si me atë”. Nuk ka asgjë që të bën ta heqësh nga mendja një fiksim, sa një njeri i ri me të cilin komunikon vazhdimisht. Zakonisht, ky person i ri (që ti s’duhet të bësh gabimin ta lësh) është shumë më inteligjent, i sjellshëm dhe i denjë se ai që ke fiksim, duhet vetëm pak kohë sa ta heqësh nga mendja këtë ide dhe ta njohësh.

2. Zhduke nga rrjetet sociale!

S’është e thjeshtë ta shikosh çdo ditë duke postuar foto me të dashurën e re.

Zakonisht, ai as që e vë re se ti nuk po e ndjek më në Instagram. E vërteta është se përgjithësisht, fiksimeve që s’na e kthejnë nuk u intereson çfarë bëjmë ne, kështu që jepi një të fshirë lirisht dhe jeto e qetë.

3. Ji i sinqertë me veten

Vërtet fiksimet janë fiksime, por kur i kujtojmë vite më vonë, themi: “Ç’pëlqeja unë tek ai?” E njëjta gjë ndodh edhe kur të rritesh. Fillimisht e idealizon, por pasi kalon ca kohë nis ta shikosh si një njeri të zakonshëm, siç edhe është, me gjithë difektet që ka (kryesori: nuk i pëlqen ti). Koha kur do të të duket një kujtim qesharak do të vijë herët apo vonë, por sa më shpejt të qartësosh imazhin e tij brenda vetes, aq më mirë do të jetë.

Burimi: Cosmopolitan