zoom

Aktualitet

Si sot një vit më parë u infektua edhe Shqipëria! Manastirliu: Të mos e ulim vigjilencën

Si sot një vit më parë, vendi ynë u përball me pandeminë Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në mediat sociale duke falënderuar stafet spitalore. Ministrja shkruan se si sot një vit më parë nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me Covid-19, në shërbim të jetës.

Manastirliu bën thirrje që t’i ndihmojmë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën , me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCovid”, shkruan Manastirliu.