zoom

Stil

Si Shakira e zbuloi tradhtinë e Pique, ja detaji që tregoi gjithçka

Shakira zbuloi lidhjen e ish-it të saj, Zherard Pike, nga një kavanoz me reçel luleshtrydheje në frigoriferin e tyre.

Këngëtarja 45-vjeçare, e cila u nda nga futbollisti në qershor pas 11 vitesh së bashku, kuptoi se ai po e tradhtonte kur zbuloi se reçeli ishte ngrënë, ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi. Shakira e dinte se Zherard dhe fëmijët e tyre nuk e hanin reçelin e luleshtrydheve, kështu që kuptoi se dikush tjetër kishte qëndruar në shtëpinë e tyre.

Këngëtarja u kthye në shtëpi nga një udhëtimi dhe vuri se reçeli në frigoriferin e saj ishte ngrënë. Këtë detaj ajo e zbuloi edhe në videoklipin e këngës së saj Te Felicito ku u shfaq duke hapur një frigorifer. Gerard ka dalë publikisht me të dashurën e tij të re Klara Çia Marti, me të cilën tradhtoi Shakirën. Kjo e fundit i kushtoi një këngë lidhjes së dashurisë së Pike me Klara Çia Marti.

Lajmi vjen pasi Shakira ka nisur ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga Zherard. Prona e saj në Spanjë është pranë atyre të prindërve të ish-futbollistit, dhe këngëtarja kërkon që të vendosë një mur.