zoom

Aktualitet

Si parashikohet moti në javën në vijim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e motit për javën që po vjen.
Sipas SHMU, të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo javë pritet të na dhurojë ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës.
Sic u theksua edhe më lart, dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.
Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Java mbyllet me ditën e premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash.
Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.