Aplikacion
Gjithsesi, Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se në mesditë, temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë.
E hëna nis me reshje shiu e hera herës me shtrëngata, edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë.
Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shira lokal.
Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes.
Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi.
Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë.
Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë. Shihni tabelën me temperaturat.
Raporti i DASH për Kosovën, probleme me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizime në lirinë e mediave