Aplikacion
Një pjesë e madhe e të ardhurave të WhatsApp-it vijnë nga kompanitë që dëshirojnë të komunikojnë me “përdoruesit e zakonshëm” përmes kësaj platforme. Këto korporata paguajnë një shumë të caktuar për të pasur qasje në ndërveprimet me klientët individualë, duke përfshirë korrespondencën dhe transaksionet financiare, si blerjen e biletave të autobuzit brenda aplikacionit.
Përveç kësaj, kompanitë mund të paguajnë për të vendosur lidhje në postimet e tyre në Facebook ose Instagram, që nxisin biseda në WhatsApp.
Kjo është vetëm një nga mënyrat e shumta që WhatsApp përdor për të gjeneruar të ardhura, e cila ka treguar të jetë e suksesshme edhe për aplikacione të tjera.
Për shembull, kur bëhet fjalë për Signal, pas saj qëndron një organizatë jofitimprurëse nga e cila thonë se nuk i kanë marrë asnjëherë paratë e investitorëve, por se financohen nga “donacionet” – njëri prej tyre arrinte 50 milionë dollarë, dhe ky injeksion financiar iu injektua atyre në vitin 2018 nga Brian Acton, një nga bashkëthemeluesit e WhatsApp.
Për më tepër, kemi Discord, i cili është gjithashtu një platformë falas për komunikim, nëse ju nevojitet vetëm për gjërat elementare. Nëse dëshironi të përdorni disa funksione shtesë, duhet paguar dhe mund të kushtojë deri në 10 dollarë në muaj.
Snapchat, për shembull, kombinon disa modele për të gjeneruar të ardhura – shfaq reklama (burimi kryesor i të ardhurave), ka 11 milionë abonentë dhe kompania që qëndron pas kësaj platforme shet gjithashtu syze AR.