zoom

Aktualitet

Si e shohin të rinjtë tregun e punës në vend

Nga Deloitte Albania

Vrojtimi i kryer gjatë vitit më sfidues, ai i pandemisë globale nxjerr në pah të dhëna interesante për tu marrë parasysh nga vendimarrësit, institucionet arsimore, punëmarrësit dhe bizneset.
Perpos artikulit qe permbledh pikat kryesore te raportit, po ndaj me ju raportin e plote nga ku mund te evidentoni gjetje interesante per menyren sesi studentet dhe te rinjte shohin tregun e punes ne Shqiperi, punesimin jashte vendit dhe tendencat e reja te te punuarit ne distance.

Raporti

Çdo i ri që hedh hapat e parë në tregun e punës, përballet me pikëyetje, sfida dhe perceptime për karrierën, zgjedhjet e duhura dhe punëmarrësin ideal. Që prej vitit 2015, Deloitte Central Europe, pjesë e së cilës ështe edhe Deloitte Albania, zhvillon studimin bazuar ne sondazhet me të rinjtë, studentët dhe sapo të diplomuarit mbi perceptimin e tyre rreth tregut të punës në Shqipëri. Vrojtimi i kryer gjatë vitit më sfidues, ai i pandemisë globale nxjerr në pah të dhëna interesante për tu marrë parasysh nga vendimarrësit, institucionet arsimore, punëmarrësit dhe bizneset.
Në këtë kuadër, Deloitte Albania prezantoi sot rezultatet e vrojtimit “Hapat e Parë në tregun e punës’ dhe zhvilloi një diskutim të hapur mbi rezultatet me panelistët e ftuar: Kreshnik Robo, Partner dhe Drejtor Ekzekutiv i Deloitte Albania, Oltian Rrumbullaku, Zv.Minister i Arsimit, Prof. Ardian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Dr. Martin Serreqi, Zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.
Roden Pajaj, Drejtor i Burimeve Njerezore për Deloitte Albania zbuloi qëndrimin e të rinjve përsa i përket mënyrës se preferuar të punës në zyrë apo në distancë, karrierës jashtë vendit, punëmarrësit të preferuar apo kompetencave të punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Rezultatet u diskutuan mes të ftuarëve dhe panelit si të dhëna të rëndësishme që duhen vlerësuar nga të gjithë aktorët, dhe reflektuar në strategjitë dhe politikat e burimeve njerëzore te bizneseve, në hartimin e politikave dhe programeve të studimit nga institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë si dhe mbi të gjitha të nxitet bashkëpunimi i gjithë aktorëve me qëllim që të rinjtë të marrin rrugën e duhur të karrierës që në hapat e parë në tregun e punës.
Një fakt interesant i studimit tregon se pavarësisht nga popullariteti i të punuarit në distancë, shumë pjesëmarrës në vrojtim në vendin tonë pranuan se të qenit larg zyrës shoqërohej me një seri sfidash, si ndërprerjet dhe shpërqendrimet e shkaktuara nga anëtarët e familjes, menaxhimi i kohës (përfshirë tendencën e të punuarit shumë), vetminë dhe mungesën e komunikimit.
Pak më shumë se gjysma e të rinjve pjesëmarrës (51.8%) do të donte të punonte në distancë vetëm një ose dy herë në javë, ndërsa 17.3% e tyre do të zgjidhte të ishte larg zyrës për më shumë se një javë në çdo muaj. Çuditërisht, vetëm 5.5% thanë se do të dëshironin të punonin plotësisht në distancë. Rezultate që tregojnë se faktori social dhe kontakti fizik mbetet I domosdoshëm për ta.
Një pjesë e madhe e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim kanë plane të përcaktuara që të lëvizin jashtë për të punuar, 67 % shprehen të bindur për të konsideruar punë jashtë vendit. Kjo mund të jetë një arsye pse shumë kompani të mëdha janë lloji më tërheqës i punëdhënësit (me 49.8% të përgjigjeve që i vendosin ata si zgjedhje e parë), shumë më përpara se bizneset e huaja të vogla ose mesatare (8.8%) dhe kompanitë kombëtare të mëdha (9.6%). 3.2% e të intervistuarve do të konsideronin të punuarin për një start-up, duke sugjeruar kështu se të rinjtë kërkojnë siguri në fillimin e karrierës së tyre.