zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.