Aplikacion
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit, vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu, sipas Shërbimit Meteorolgjik Ushtarak.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore, pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 32°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 17 deri 34°C