zoom

Bota

Si arriti të kapë Ukraina 32 ‘kriminelë’ rusë

32 të arrestuarit ishin nga Ukraina, e kishin shkuar në Bjellorusi me dijeninë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Tre ish-zyrtarë të lartë të inteligjencës ushtarake ukrainase përshkruan ekskluzivisht për CNN sesi ata orkestruan operacionin e jashtëzakonshëm që synonte të joshte kriminelët e luftës jashtë Rusisë për t’u përballur me ndjekjen penale për mizoritë e kryera në Ukrainën lindore.

 

Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë vitin e kaluar dhe autoritetet dyshuan të arrestuarit ishin dërguar nga Rusia për të ndërhyrë. Dhe ashtu ishte. Burrat ishin me të vërtetë pjesë e një misioni. Por objektivi nuk ishte Bjellorusia dhe ata nuk ishin nën urdhrat e ndonjë entiteti rus.

32 të arrestuarit ishin nga Ukraina, e kishin shkuar në Bjellorusi me dijeninë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Tre ish-zyrtarë të lartë të inteligjencës ushtarake ukrainase përshkruan ekskluzivisht për CNN sesi ata orkestruan operacionin e jashtëzakonshëm që synonte të joshte kriminelët e luftës jashtë Rusisë për t’u përballur me ndjekjen penale për mizoritë e kryera në Ukrainën lindore.

Fillimisht, agjentët ukrainas u anëtarë të një kompanie private ushtarake ruse që rekurtonte punonjës. Rroga e premtuar ishte 5,000 dollarë në muaj për të mbrojtur, vetëm për të mbrojtur objektet e naftës venezueliane. Informacionet për CNN janë dhënë në kushte anonimiteti sepse asnjë prej tyre nuk është autorizuar që të flasë për aksionin e zhvilluar. Ky karrem “u kap” nga qindra rusë që aplikuan për punë,  duke i dhënë inteligjencës ukrainase një mundësi të paparë për të filluar identifikimin dhe tërheqjen e personave të dyshuar për krime lufte.

“Ne filluam t’i telefononim dhe i thoshim: Përshëndetje, na thoni diçka për veten tuaj.  Ndoshta nuk je vërtet luftëtar, ndoshta je hidraulik ose diçka e tillë. Pastaj ata na zbulonin më shumë nga vetja, na dërgonin dokumente dhe letërnjoftime ushtarake. Bingo! Mund t’i përdornim si fakte,”-tha një nga ish oficerët e inteligjencës ushtarake.

Disa ndanë edhe video inkriminuese, ndërsa të tjerë u shprehën se ishin ata që fshiheshin pas sulmit ndaj MH17 që u rrëzua në korrik 2014 mbi territorin ukrainas. Të 298 personat në bordin e avionit vdiqën. Ndërkohë që për këto raste Rusia ka mohuar çdo përfshirje.

“Identifikimi dhe ndëshkimi i këtyre njerëzve ishte me interes të madh për ne,“-shtoi burimi. Me sa duket ku operacion ishte me interes edhe për inteligjencën amerikane, megjithëse zyrtarët amerikanë mohojnë të kenë një rol të drejtpërdrejtë në të.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës ukrainase, operacioni i drejtuar nga Ukraina mori para nga Amerika, ndihmë teknike dhe këshilla nga CIA se si të tërhiqnin në grackë mercenarët rusë. Por një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se këto pretendime janë “të rreme”. Ai tregoi se inteligjenca amerikane ishte në dijeni të operacionit, por mohoi çdo përfshirje.

Plani i vërtetë ishte që ata të shkonin në Ukrainë ku mund të arrestoheshin, thanë burimet për CNN. Por i pengoi pandemia e koronavirusit sepse Rusia mbylli kufijtë e saj për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Por kishte një mundësi. Moska vazhdoi të lejonte udhëtimin drejt aleatit të saj Bjellorusisë. Sipas burimeve ukrainase, rekrutët e padashur u transportuan në Minsk me autobus, nga ku menduan se së shpejti do të niseshin për në Venezuelë.

Por “avioni” i tyre kishte vonesë. Kështu që ata u transferuan në Sanatoriumin “Belorusochka”, një vendpushim shëndetësor i epokës sovjetike, 15 minuta larg kryeqytetit. Aty edhe u arrestuan. Lajmi është raportuar edhe nga RT, media pranë presidentit Vladimir Putin, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria.

http://